31 maji 'Nata e Kadrit', opozita shtyn protestën kombëtare për në 2 qershor

Publikuar tek: politike, më 12:47 27-05-2019 31 maji 'Nata e Kadrit', opozita shtyn protestën kombëtare për në 2 qershor Foto arkiv nga protestat e opozites

Opozita shtyn datën e protestës së shtatë kombëtare.

Mësohet se protesta nuk do të mbahet në datën 31 maj siç edhe paralajmëruan më herët, por në datën 2 qershor.

Burime bëjnë me dije se protesta do të mbahet të dielën në orën 19:00.

PD lajmëron se shkak për shtyrjen e protestës është ‘Nata e Kadrit’ që festohet nga të gjithë besimtarët myslimanë.

Ndërkohë kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama spostoi ditën e djeshme hapjen e fushatës elektorale në 1 qershor për shkak të protestës së opozitës.

Por ende nuk dihet nëse shtyrja e protestës së opozitës ka të bëjë me këtë fakt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068988800048828
array(1) { ["section"]=> string(79) "31-maji-nata-e-kadrit-opozita-shtyn-protesten-kombetare-per-ne-2-qershor-165865" }