31 mijë gra shtatzëna jetojnë në territoret e Shtetit Islamik

Publikuar tek: bota, më 08:07 09-03-2016 31 mijë gra shtatzëna jetojnë në territoret e Shtetit Islamik

Më shumë se 31 mijë gra shtatzëna jetojnë në territorin e Kalifatit në Siri dhe Irak. Një numër i madh, duke parë rëndësinë ekstreme që xhihadistët i japin formacionit të rekrutimeve të reja, i konsideruar një llogore jetike për organizatën terroriste.

Janë këto të dhënat që vijnë nga raporti i publikuar nga fondacioni “Quilliam” me seli në Londër, që promovon pluralizmin, duke dënuar dhe dalë kundër çdo lloj ektremizmi.

Përmes një studimi mbi propagandën e ISIS-it dhe duke folur me burime që jetojnë mes xhihadistëve, organizata ka nënvizuar se terroristët janë në kërkime të vazhdueshme të të rinjve dhe fëmijëve: shumë prej tyre stërviten për t’u bërë spiunë, ushtarë, kamikazë dhe ekzekutues.

Fëmijët janë të detyruar të mësojnë dhe recitojnë Kuranin dhe i nënshtrohen stërvitjeve të stërmundimshme për t’u bërë luftëtarë të ardhshëm të xhihadit. “Grupi përqendron një numër të madh të sforcimeve të tij për të indoktrinuar fëmijët përmes një programi të bazuar mbi ekstremizmin, – lexohet në raport. – Në vend që të konvertohen apo radikalizohen, këta indoktrinohen që në lindje, ose në moshë shumë më të re. Pikërisht për këtë, brezi aktual i xhihadistëve, i shikon këta fëmijë si luftëtarë më të mirë dhe më ekstremistë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021117925643921
array(1) { ["section"]=> string(67) "31-mije-gra-shtatzena-jetojne-ne-territoret-e-shtetit-islamik-34602" }