31-vjeçari Sebastian Kurz pritet të bëhet lideri më i ri në Europë

Publikuar tek: bota, më 17:44 15-10-2017 31-vjeçari Sebastian Kurz pritet të bëhet lideri më i ri në Europë

Konservatorët e Sebastian Kurz fituan sot zgjedhjet legjislative në Austri dhe tani është në pozitën që të bëhet në moshën 31 vjeçare drejtuesi më i ri në Evropë, sipas rezultateve paraprake të televizionit publik.

Konservatorët e OVP-së kanë marrë 30,2 për qind.

Ekstremi i djathtë FPO ka arritur 26,8 për qind, nivelin më të mirë që prej vitit 1999, duke qëndruar kokë më kokë me partinë socialste SPO të kancelarit Christian Kern, që pritet të marrë 26,3 për qind të votave.

Tre formacionet e tjera, të Gjelbërtit, partia liberale NEOS dhe lista e ekologjistit Peter Pilz, kanë shance të hyjnë në Parlament sipas këtyre rezultateve paraprake.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01175594329834
array(1) { ["section"]=> string(72) "31-vjecari-sebastian-kurz-pritet-te-behet-lideri-me-i-ri-ne-europe-95988" }