31 vjeçari vrau veten pas gjobës nga tatimorët, reagon Berisha: Të ndalohet menjëherë aksioni stalinist

Publikuar tek: politike, më 20:09 19-09-2015 31 vjeçari vrau veten pas gjobës nga tatimorët, reagon Berisha: Të ndalohet menjëherë  aksioni stalinist

“Viktima e parë shtetërore e aksionit banditesk të tatimit të jashtëzakonshëm”. Kështu e cilëson ish-kryeministri Berisha  vetëvrasjen e 31 vjeçarit pas konfliktit me tatimorët. Berisha dënon atë që ai e quajti si “terror shtetëror ndaj biznesit” ndërsa i shpreh ngushëllime familjes për humbjen.

“Viktima e ketij aksioni terrori të vërtetë ndaj bizneseve ishte 31 vjeçari Elsjon Nonaj, i cili, pasi e gjobitën 5 milionë lekë për kasën fiskale, i dha fund jetës së tij në servisin ku punonte duke kapur telat e korentit pas inspektimit brutal të fallangave të qeverisë”, tregon ngjarjen e dalë në media ish-kryeministri.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes të të ndjerit Elsjon Nonaj për humbjen e njeriut tyre më të dashur dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin shtetëror ndaj biznesit që e shtyu atë drejt aktit të vetëflijimit, kërkoj ndalimin e menjëhërshëm të aksionit stalinist ndaj bizneseve dhe i bej thirrje prokurorisë së shtetit të vendosi para ligjit të gjithë shkaktarët dhe të gjithë ata që detyruan Elsjonin të ndahet përgjithmonë nga fëmijët dhe familja e tij e dashur”, përmbyll ish-kryeministri Berisha në rrjetin social.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024362087249756
array(1) { ["section"]=> string(107) "31-vjecari-vrau-veten-pas-gjobes-nga-tatimoret-reagon-berisha-te-ndalohet-menjehere-aksioni-stalinist-21196" }