318 procedime për protestën te Astiri, Klevis Balliu: Këtë javë do nxjerr dokumente konkrete, Rilindja do shkërmoqet

Publikuar tek: politike, më 09:57 18-01-2021 318 procedime për protestën te Astiri, Klevis Balliu: Këtë javë do nxjerr dokumente konkrete, Rilindja do shkërmoqet Ish-deputeti i PD Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, nga Gjykata e Tiranës, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nxjerrë disa “dokumente konkrete” që do të shkërmoqin Rilindjen dhe qeverinë.

Para gazetarëve Balliu, tha se vetëm ai ka mbi 318 procedime penale për protestën te Astriti.

“Doja tju informoa, se tek ngjisja shkallët, takova disa avokatë dhe më thanë se vetëm sot janë 60 protestues. Këtu nuk po gjykohet njeri që ka bërë krime, vetëm ata që kanë protestuar. Te Unaza e re sot po bëhen krime, po kërkohen rryshfete nga institucionet e shtetit.

Shumë nga dosjet që kemi cuar në Prokurori, vecanësrisht në SPAK, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për cështjen e Unazës kemi cuar një dosje në Prokurorinë e Tiranës dhe dy në SPAK. Këtë javë do të nxjerr fakte dhe dokumente konkrete, sesi Erion Veliaj po vjedh trotuaret e qytetit për të bërë pallate. Po shkatërrohet qyteti.

Kjo qeveri më datë 25 prill do të shkërmoqet. Rilindja do të shkërmoqet. Për krimet që i kanë bërë këtij vendi. Nga kjo gjykatë ju (iu drejtohet gazetarëve) keni parë vetëm deklarata të qytetarëve. Më thoni si ka mundësi që mua më bëhen 318 procedime penale për një protestë”, tha Balliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk kemi ftesë nga PS”, Milo i “shkel syrin LSI-së: Të hapur për çdo ofertë, edhe me partitë e Topallit, Patozit apo Murrizit
4 muaj nga zgjedhjet, caktohet drejtuesi politik i PD në Lezhë, Lulzim Basha i beson pedagogut të njohur »
Article Logic
Execution time: 0.013384103775024
array(1) { ["section"]=> string(120) "318-procedime-per-protesten-te-astiri-klevis-balliu-kete-jave-do-nxjerr-dokumente-konkrete-rilindja-do-shkermoqet-235404" }