Në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, është krijuar një katrahurë e vërtetë.
Kjo pasi oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur ditën e djeshme në këtë rrugë për të sekuestruar me urdhër të Prokurorisë pallatin e ndërtuesit Luan Spahiu, ndërtuesit të njohur ndryshe si Luan Pinari.
Foto nga Alpenews: Luan Spahiu ose Luan Pinari
Krahas pallatit në rrugën “Marko Boçari”, ndërtuesit i janë sekuestruar 32 apartamente, tre njësi tregtare, një vilë, dy sipërfaqe trualli dhe makina luksi.
Vlera e aseteve të Luan Spahiut është 10 milion euro, ndërsa 53 vjeçari rezulton i dënuar në Gjermani me 5 vite burg për trafik kokaine nga Kolumbia.
“S’mund të na sekuestrojnë e mbyllin ambientet që kemi, paguajmë taksat prej 15 vitesh" shprehen të shqetësuar banorët të cilët kanë marrë me qera ose blerë ambientet që posedon ndërtuesi.
Një nga pallatet e sekuestruara
Luan Spahiu ose Luan Pinari rezulton se nuk i justifikon pronat e pasurinë e tij. Sipas hetimit të Prokurorisë, pasuria e tij rezulton të jetë vënë mbi trafikun e drogës dhe ndërtuesi dhe preket nga ligji antimafias, gjë për të cilën ka nisur edhe një proces hetimor.