32-vjetori i ndarjes nga jeta, përkujtohet ylli i letërsisë shqipe Lasgush Poradeci

Publikuar tek: kulture-art, më 17:46 12-11-2019 32-vjetori i ndarjes nga jeta, përkujtohet ylli i letërsisë shqipe Lasgush Poradeci

Në kuadrin e 32-vjetorit e ndarjes nga jeta të Lasgush Poradecit, Bashkia Pogradec përkujtoi modestisht veprën dhe emrin e tij.

Zv/kryetarja Entela Gusho sëbashku me stafin e Qendrës së Artit dhe Kulturës ‘Lasgush Poradeci’ zhvilluan homazhe në nder të gjeniut të letrave shqipe pranë vendit ku shpirti i tij prehet prej 32 vitesh dhe më pas tek shtatorja e Lasgush Poradecit në qendër të qytetit.

Nuk munguan edhe recitimet nga trupa e teatrit të  poezive nga vepra “Kamadeva” aq e dashur per Lasgush Poradecin.

Nënkryetarja Entela Gusho tha se jo vetëm Lasgush Poradeci por edhe te gjitha figurat e njohura te Pogradecit do të perkujtohen në ditët e lidnjes dhe vdekjes së tyre, në mënyrë që të vlerësohet figura dhe verpa e tyre dhe të përçohet tek brezat pasardhës.

70536813_502551507140931_2620956925700866048_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074429512023926
array(1) { ["section"]=> string(89) "32-vjetori-i-ndarjes-nga-jeta-perkujtohet-ylli-i-letersise-shqipe-lasgush-poradeci-185636" }