Pas ngjarjes së ditës së djeshme në Shijak ku një 41 vjeçar vrau bashkëshorten e tij, vjehrrin dhe më pas u vetëvra në shtyllën e tensionit, një tjetër rast dhune regjistrohet në Shkodër.
Për fat të mirë, këtë herë nuk ka viktima. A.Zefi, 33 vjeç pas debatit me të shoqen M.Zefi, e ka goditur disa herë me gërshërë duke i shkaktuar plagë në kokë, qafë e duar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ambulanca për të marrë 23 vjeçaren.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin mes çiftit mund të jetë bërë xhelozia.