Një 35-vjeçar ka tentuar të vjedh gjatë ditës së djeshme një shtetase në autobusin e Kombinatit mirëpo e ka pësuar.
Policia ka arrestuar shtetasin Zymer Jerina, 35 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 11:30, në autobuzin e linjës Kombinat-Kinostudio, ka tentuar të vjedh shtetasen K. H. Parashikuar nga Nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal.
Raste të tilla vjedhje ndodhin pothuajse çdo ditë në linjat e autobusëve në kryeqytet por shpeshherë pa mundur të identifikohet autori.