36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burgun grek, mister shkaqet

Publikuar tek: rajon, më 15:54 08-12-2019 36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burgun grek, mister shkaqet Burgu Agia në Kretë

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në burgun Agia të qytetit Hania në Kretë.

Sipas mediave greke, shqiptari është gjetur i pajetë nga rojet e burgut. Ai ishte i vetëm në qeli dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë vënë re shenja dhune.

Megjithatë, hetuesit grekë nuk hedhin poshtë asnjë mundësi për vdekjen e shqiptarit, raportojnë mediat greke. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e shkaktut të vdekjes.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019973039627075
array(1) { ["section"]=> string(73) "36-vjecari-shqiptar-gjendet-i-vdekur-ne-burgun-grek-mister-shkaqet-188775" }