39 të vdekurit brenda kamionit në Angli, policia: Dyshohet për emigrantë të jashtëligjshëm (DETAJET E PARA)

Publikuar tek: bota, më 11:09 23-10-2019 39 të vdekurit brenda kamionit në Angli, policia: Dyshohet për emigrantë të jashtëligjshëm (DETAJET E PARA)

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja tragjike e Britanisë së Madhe, ku u gjetën 39 trupa pa jetë brenda një kamioni.

Policia e Essex -it konfirmon se kamioni vinte nga nga Bullgaria dhe se procesi i identifikimit të viktimave kërkon kohë. Mes 39 të vdekurve ka burra, gra dhe një adoleshent.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel është shprehur: “Të tronditur dhe të trishtuar nga ky incident krejtësisht tragjik në Grays. Policia e Essex ka arrestuar një individ dhe ne duhet t’u japim atyre hapësirën për të kryer hetimet. Autoritetet kanë ngritur një perimetër të gjerë sigurie për të vijuar me hetimet".

Edhe pse nuk kemi një konfirmim zyrtar, policia dyshon se trupat i përkasin emigrantëve të jashtëligjshëm.

1.jpg

3.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021651983261108
array(1) { ["section"]=> string(110) "39-te-vdekurit-brenda-kamionit-ne-angli-policia-dyshohet-per-emigrante-te-jashteligjshem-detajet-e-para-183159" }