39-vjeçari e goditi dhe rrëzoi në tokë, ndërron jetë në spitalin e Traumës i moshuari

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 23-07-2019 39-vjeçari e goditi dhe rrëzoi në tokë, ndërron jetë në spitalin e Traumës i moshuari

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 80-vjeçari nga Durrësi.

Mësohet se 80-vjeçari me iniciale Z.K nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra disa ditë më parë dhe ndërroi jetë sot në spital.

Kujtojmë se në datën 20 korrik, 39-vjeçari me iniciale A.Z e goditi dhe e rrëzoi në tokë të moshuarin pas një konflikti të çastit.

Kur ishte rrëzuar 80-vjeçari kishte përplasur kokën dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranës.

Tashmë 39-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale "plagosje me pasojë vdekjen".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024174928665161
array(1) { ["section"]=> string(91) "39-vjecari-e-goditi-dhe-rrezoi-ne-toke-nderron-jete-ne-spitalin-e-traumes-i-moshuari-173076" }