4 anëtarët e familjes të vdekur, dalin DETAJE nga aksidenti: Po ktheheshin nga festa, shoferi një i afërm

Publikuar tek: aktualitet, më 08:46 16-06-2019 4 anëtarët e familjes të vdekur, dalin DETAJE nga aksidenti: Po ktheheshin nga festa, shoferi një i afërm Ilustruese

Dalin detaje të tjera nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje.

Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në afësi të TEG-ut, ndërsa kanë humbur jetën prindërit dhe dy fëmijët. Viktimat janë V. Bibaj, B. Bibaj, F., Bibaj, Xh. Bibaj

Ndërkaq, në gjendje të raportohet drejtuesi i mjetit, një i afërm i familjes, A. Alia, i cili ndodhet në spital.

Sakaq, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate rreth orës 01:00. Automjeti me të cilën udhëtonte familja që drejtohej nga një djalë i afërm i tyre ishte duke u kthyer nga Elbasani.

Mësohet se ata kishin qenë për të festuar një ditëlindje në Elbasan dhe po ktheheshin për në Tiranë në momentin që janë aksidentuar.

Sipas informacioneve të para automjeti po levizte me shpejtësi tej normave çka ka sjellë edhe humbjen e kontrollit, ndërsa është përplasur me një bordurë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071558952331543
array(1) { ["section"]=> string(109) "4-anetaret-e-familjes-te-vdekur-dalin-detaje-nga-aksidenti-po-ktheheshin-nga-festa-shoferi-nje-i-aferm-168403" }