4 deputetët e PS dhanë dorëheqjen, ja EMRAT e rinj që i zëvendësojnë

Publikuar tek: politike, më 13:55 15-05-2019 4 deputetët e PS dhanë dorëheqjen, ja EMRAT e rinj që i zëvendësojnë Adriana Jaku- Ardit Konomi- Eljo Hysko- Florenc Spaho

Katër deputetë të PS dhanë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Deputetët janë zëvendësuar sot nga katër të tjerë duke marrë miratimin e KQZ, raporton newsbomb.al.

Kështu, Rakip Suli la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Kamzës por tashmë vendin e tij e ka zënë Eljo Hysko i FRESSH.

Pjerin Ndreu la gjithashtu mandatin e deputetit për të kandiduar për Bashkinë e Lezhës ndërsa vendin e tij do e zërë Adriana Jaku nga lista shumëemërore e PS.

Nuri Belba është një tjetër deputet i dorëhequr i cili synon bashkinë e Prrenjasit. Sot ai është zëvendësuar nga Florenc Spaho, tashmë deputet i qarkut të Elbasanit.

Ilir Xhakolli zgjodhi gjithashtu të lerë Kuvendin për t’iu futur garës për bashkinë e Pogradecit.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e tij, kandidatit të radhës në listën shumemërore të PS nga qarku i Korçës, Ardit Konomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022197008132935
array(1) { ["section"]=> string(74) "4-deputetet-e-ps-dhane-doreheqjen-ja-emrat-e-rinj-qe-i-zevendesojne-164427" }