Intervistimi i presidentit të Kosvës Hashim Thaçi në Hagë, në lidhje me aktakuzat për krime lufte dhe tortura ndaj njerëzimit ka përfunduar.
Dje Thaçi mbërriti në Rinas dhe u nis drejt Kosovës. Qytetarë të shumtë kanë dalë për ta pritur në pikën kufitare të Morinës, me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së. Ai njoftoi se në mbrëmje do ishte në Kosovë ndërsa sot në orën 20:00 do të flasë për mediat në lidhje me 4 ditët që kaloi në Hagë.
"Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH", shkroi dje Presidenti Thaçi.