4 ditë para largimit nga BE, Theresa May takim me Merkel e Makron

Publikuar tek: bota, më 10:42 09-04-2019 4 ditë para largimit nga BE, Theresa May takim me Merkel e Makron

Kryeministrja britanike Theresa May është në presion të madh pasi Britania ende nuk ka miratuar një plan të sigurtë për largimin nga BE-ja.

May i ka kërkuar presidentit të BE-së Donald Tusk që largimi i Britanisë të shtyhet për në datën 30 korrik.

Sipas BBC, Theresa May pritet që të ketë sot në Berlin e Paris takime me presidenten gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Makron. Synimi i May është që të bindë dy presidentët që t’i japin kohë Britanisë së Madhe që të largohet me siguri nga BE-ja në datën 30 korrik.

BBC shkruan se bursa britanike dhe investuesit janë shumë të frikësuar pasi një largim pa plan nga BE-ja do ishte katastrofik për ekonominë e Anglisë dhe kjo mund të ndodhë për 4 ditë nëse liderat europianë nuk pranojnë që të shtyjnë largimin e Britanisë nga BE-ja.

Pritet që të ketë reagime nga takimet e sotshme, newsbomb.al do ju informojë për çdo zhvillim...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019990921020508
array(1) { ["section"]=> string(71) "4-dite-para-largimit-nga-be-theresa-may-takim-me-merkel-e-makron-159730" }