4 familjarë të një epidemiologu pozitivë me COVID, mjeku në gjendje të rëndë sillet me urgjencë te Infektivi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 09-07-2020 4 familjarë të një epidemiologu pozitivë me COVID, mjeku në gjendje të rëndë sillet me urgjencë te Infektivi Infektivi

5 raste të reja me COVID 19 në Dibër, nga të cilat 4 janë familjarë të një mjeku epidemiolog i konfirmuar pozitiv me COVID disa ditë më parë.

Ndërkaq, mjeku emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, është në gjendje shumë të rëndë dhe po sillet me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Nga ana tjetër, edhe një 39-vjeçare nga Tepelena, e infektuar me coronavirus, është transportuar gjithashtu drejt Infektivit.

Kujtojmë se ditën e sotme kemi patur 82 raste të reja me COVID 19, një shifër tejet alarmante.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084471702575684
array(1) { ["section"]=> string(114) "4-familjare-te-nje-epidemiologu-pozitive-me-covid-mjeku-ne-gjendje-te-rende-sillet-me-urgjence-te-infektivi-213329" }