'4 familje mafjoze dhe 20 grupe kriminale', Xhafaj befason me daklaratën: Janë më shumë, këto janë qytetet ku veprojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:52 30-01-2018 '4 familje mafjoze dhe 20 grupe kriminale', Xhafaj befason me daklaratën: Janë më shumë, këto janë qytetet ku veprojnë

Deklarata e famshme e ambasadorit amerikan Donald Lu disa muaj më parë për 4 familje dhe 20 grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri është komentuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Xhafaj ka befasuar me deklaratën e tij, kur tha se janë më shumë se 20 grupe kriminale që janë të skeduara.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Xhafaj tha se këto banda kryesisht shtrihen në Tiranë, por edhe në disa qyetete të tjera në vend.

“Janë më shumë se 20. Janë të skeduara. Janë të shpërndara në Tiranë ku vepron pjesa më madhe, por edhe Vlora, Durrësi, Fieri edhe Elbasani sigurisht. Janë grupe që merren kryesisht me trafik të lëndëve narkotike, por edhe vrasje. Jemi me fat që këto grupe nuk funksionojnë si grupe të strukturuara kriminale tipike mafioze”,- u shpreh Fatmir Xhafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfiskohen 300 kilogram drogë në kufirin greko-maqedonas
Xhafaj nxjerr për herë të parë numrin e grupeve kriminale në Shqipëri, 2 do të goditen shumë shpejt »
Article Logic
Execution time: 0.011142015457153
array(1) { ["section"]=> string(120) "4-familje-mafjoze-dhe-20-grupe-kriminale-xhafaj-befason-me-daklaraten-jane-me-shume-keto-jane-qytetet-ku-veprojne-108538" }