“Grabitesit e të ENJTES”, këshu i quan gazetari investigativ Artan Hoxha, autorët e grabitjeve të bujshme që kanë ndodhur brenda dy viteve dhe që lidhen me bankat e kompanitë e sigurimit.
Detaji i fortë që zbulon Hoxha është fakti që të gjitha grabitjet kanë ndodhur ditën e enjte dhe ndërsa ndërton kronologjinë, shkruan me tone humori:
“Ishallah nuk jane admirues te emisioneve maratonë të të enjtes në mbremje, duke nisur nga Opinion i Fevziut, Top Story i Ballës, Të Paekspozuarit e Rakipit etj,...ndryshe do e kemi keq punën”.
GRABITJET E BUJSHME:
E enjte 12 shkurt 2015
U grabitën 3 milione € te Kthesa Laknasit, gjatë aksit rrugor Qafa e Kasharit-Rinas. Po transportoheshin nga një bankë e nivelit të dyte drejt aeroportit me destinacion Vienën...
E enjte 3 dhjetor 2015
Në daljen e garazhit të Union Bank te Stacioni Trenit, grabiten mbi 2 milione €, paratë do transferoheshin për në aeroport me destinacion Vienën...
E enjte 30 qershor 2016
Brenda aeroportit te Rinasit grabitën 3 milione €, të Raiffheisen Bank paratë po transferoheshin me avion drejt Vienës...
E enjte 9 shkurt 2017
Grabiten tek kthesa e Laknasit 2 milionë €, te BKT, po transportoheshin per ne Rinas, me destinacion final Vienën...
E premte 10 shkurt 2017
Pushim. Grabitësit thjeshtë numërojne paratë dhe ndajnë placken ...
Rrini te qetë, udhëtoni pa shqetesim për ne Rinas. Sot është vetem emisioni "Zone e lire" i Canit, ai nuk merret me kusare dhe grabites..