4 ish-ministra të Jashtëm, mes tyre Bushati e Kotzias komunikatë të përbashkët për BE: Të çelen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: politike, më 08:29 19-06-2019 4 ish-ministra të Jashtëm, mes tyre Bushati e Kotzias komunikatë të përbashkët për BE: Të çelen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Bushati-Kotzias

4-ish ministra të Jashtëm, ai i Shqipërisë, Bullgarisë  Qipros dhe  Greqisë, përkatësisht Ditmir Bushati,  Daniel Mitov, Jannakis Kasoulidis dhe Nikolaos Kotzias kanë dhënë një komunikatë të përbashkët drejtuar BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne i bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mbështesin rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Procesi i anëtarësimit në BE rrit mundësitë për të përmirësuar demokracinë dhe zhvillimin socio-ekonomik, për të siguruar të drejtat e qytetarëve në këto vende. Përmes monitorimit dhe shqyrtimit të progresit të arritur, BE do të asistojë dhe do të veprojë si partner në këtë proces.

Rritja socio-ekonomike e Shqipërisë dhe Maqedonië së Veriut në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE do të kontribuojë vendosmërisht për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e një shteti demokratik, drejtësinë dhe lirinë e shprehjes në të dy këto vende”, thuhet në komunikatë.

KOMUNIKATA E PLOTË e 4 ish-MINISTRAVE:

Komisioni Evropian prezantoi komunikatën e tij për Politikën e Zgjerimit të BE-së për vitin 2019, me raportet shoqëruese të vendeve, më 29 maj të këtij viti. Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin drejtuar Këshillit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bazuar në progresin e kalendarin e miratuar në qershor 2018 nga vetë Këshilli.

Pavarësisht se është ndoshta politika me e suksesshme e transformimit të BE, asnjëherë me parë politika e zgjerimit nuk ka qenë subjekt i kaq shumë kundërshtive brenda vetë BE.

Ne i bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mbështesin rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Procesi i anëtarësimit në BE rrit mundësitë për të përmirësuar demokracinë dhe zhvillimin socio-ekonomik, për të siguruar të drejtat e qytetarëve në këto vende. Përmes monitorimit dhe shqyrtimit të progresit të arritur, BE do të asistojë dhe do të veprojë si partner në këtë proces.

Rritja socio-ekonomike e Shqipërisë dhe Maqedonië së Veriut në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE do të kontribuojë vendosmërisht për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e një shteti demokratik, drejtësinë dhe lirinë e shprehjes në të dy këto vende.

Nevoja për të filluar procesin e anëtarësimit për të dy vendet përkon me kërkesat e shoqërive të tyre, historisë së tyre dhe vetë rajonit. Ajo përkon, megjithatë, me nevojën e vetë Bashkimit Europian. Pranimi i tyre nuk do të thotë ti bësh nder dikujt, por është pasurim i vetë Projektit Europian.

Ne i bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE, por kryesisht dy shteteve kryesore, Gjermanisë dhe Francës, të tregojnë përgjegjshmërinë e duhur për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe Europës dhe të përmbushin premtimet e tyre. Ne u bëjmë thirrje të veprojnë me përgjegjshmërinë e duhur dhe të mos shtyjnë rrugën europiane për këto dy vende. Në këtë kontekst, duhet që Këshilli i Europian i qershorit, pa hezitim, të vendosë një datë për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ish-ministrat e Punëve të Jashtme të:

Shqipëri                Bullgari                 Qipro                        Greqi

Ditmir Bushati    Daniel Mitov         Jannakis Kasoulidis    Nikolaos Kotzias

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040026903152466
array(1) { ["section"]=> string(150) "4-ish-ministra-te-jashtem-mes-tyre-bushati-e-kotzias-komunikate-te-perbashket-per-be-te-celen-negociatat-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-168813" }