4 kërkesat turke që po mbajnë peng marrëveshjen me BE për refugjatët

Publikuar tek: bota, më 23:23 08-03-2016 4 kërkesat turke që po mbajnë peng marrëveshjen me BE për refugjatët

Pas 12 orësh negociatash nuk është arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Turqisë dhe Bashkimit Europian për krizën e refugjatëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se janë arritur përparime duke theksuar qëndrimin e saj se zgjidhja e vetme është marrëveshja me Turqinë.

Por, pala turke po mundohet ta shfrytëzojë në maksimum këtë situatë, duke nxjerrë prej saj përfitime marramëndëse si financiare ashtu edhe politike. "Ne kemi ardhur këtu me një propozim kontruktiv", është shprehur kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. 4 kërkesat që Anakarja ka për arritjen e një marrëveshjeje kanë ngjallur reagime të forta mes anëtarëve të unionit europian.

Qipro dhe Hungaria kanë kundërshtuar më fortë propozimet turke, ndërsa hezitim të madh ka shfaqur edhe Britania e Madhe.

Kërkesat e Turqisë:

1- 6 miliardë euro: Turqia ka kërkuar një shifër të kripur për të mbajtur peshën kryesore në krizën e refugjatëve sirianë. 3 miliardë dollarë është shifra që i është garantuar Ankarasë nga BE-ja, por truqit kanë kërkuar dyfishin e saj, 6 miliardë dollarë. Kjo është pika në të cilën britanikët hezitojnë.

2- “Shkëmbimi” i refugjatëve: Ankaraja ka propozuar një formulë të re sa i përket refugjatëve. Për çdo 1 refugjat që ajo do të marrë nga Greqia, Bashkimi Europian do të marrë 1 refugjat nga Turqia. Kjo formulë është konsideruar nga shumë analistë si sorollatje dhe që nuk do të jetë efikase. Hungaria ka deklaruar votën e saj kundër për pranimin ilegal të refugjatëve.

3- Heqja e vizave: Turqit të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen. Është kjo një tjetër pikë e paketës turke për të arritur në një marrëveshje. Heqja e vizave për Turqinë nuk është pritur me negativitet te vendet e BE-së dhe nuk ka pasur asnjë zë kundër për këtë çështje.

4-Anëtarësimi në BE: Për Turqinë ky është momenti. Nëse për dekada me rradhë negociatat mes Ankarasë dhe Brukselit kanë mbetur në vend, turqit po kërkojnë që të shkundin pluhurin. Kryeministri Ahmet Davutoglu pjesë të paketës së tij ka bërë edhe hapjen e 5 kapitujve të fundit mes Turqisë dhe BE-së për anëtarësimin. Propozim i cili ka nxehur Qipron duke e hedhur poshtë arritjen e një marrëveshjeje për këtë pikë. 

/Newsbomb.al

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012723922729492
array(1) { ["section"]=> string(74) "4-kerkesat-turke-qe-po-mbajne-peng-marreveshjen-me-be-per-refugjatet-34596" }