4 muaj e izoluar në Infektiv, flet për herë të parë Najada Çomo: Unë kam njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid, më kanë lënë amanet...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:25 06-07-2020 4 muaj e izoluar në Infektiv, flet për herë të parë Najada Çomo: Unë kam njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid, më kanë lënë amanet... Shefja e Infektivit Najada Çomo

Doktoreshë Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, ka treguar mbrëmjen e sotme për herë të parë që prej nisjes së pandemisë sfidat me të cilat është përballur stafi atje.

Në një intervistë për Eni Vasilin, Çomo ka thënë se ajo ka qenë personi që ka njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

“Unë kam qenë personi që kam informuar të gjithë familjarët për humbjen e njerëzve të tyre të afërt. Ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë. Të flasësh me një person që nuk e njeh dhe ti thuash për ndarjen nga jeta për familjarin e tij, është ndër situatat më të vështira përpos gjërave të tjera.Shumë herë kam derdhur lotë me kolegët për humbjen e jetëve të këtyre personave”, tha Çomo, ndërsa tregoi se viktimat i kanë lënë asaj amanetet për familjarët e tyre.

E pyetur nga modratorja për këto amanete, shefja e Infektivit nuk i mbajti dot lotët dhe kërkoi të mos i bënte ato publike për hir të familjarëve të tyre. Më tej, doktoresha tregoi se për të infeksioni Covid-19 është sëmundja më e tmerrshme në historinë e punës së saj.

“Unë si anëtare e Komitetit kanë qenë fillimisht pro mbylljes dhe më vonë pro hapjes, por pro hapjes së kontrolluar. Një hapje me masa. Ajo është një gjë e dosmosdoshme, por ajo sdo të thotë ti të fitosh lirinë dhe ajo të cënojë shëndetin e personave të tjerë.

Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në të gjithë historinë e punës time. Është smundje e frikshme, ka shumë të papritura. Ti sot kujton që gjithçka e ke vënë në vijë, dhe pas disa orësh shikon që gjithcka është kthyer përmbys”, përmbylli ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092480182647705
array(1) { ["section"]=> string(148) "4-muaj-e-izoluar-ne-infektiv-flet-per-here-te-pare-najada-como-une-kam-njoftuar-te-gjithe-familjaret-e-viktimave-te-covid-me-kane-lene-amanet-213053" }