4 orë diskutime, përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 20:56 30-05-2020 4 orë diskutime, përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore FotoArkive: Mbledhja e Keshillit Politik

Përfaqësuesit e partive në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore kanë përfunduar takimin pas gati 4 orë diskutime në Pallatin e Kongreseve.

Damian Gjiknuri i PS, Oerd Bylykbashi nga PD, Petrit Vasili nga LSI dhe Rudina Hajdari e opozitës parlamentare janë futur në takim që në orën 17.00, ndërsa këto janë orët vendimtare ku palët duhet të bien dakord mes tyre dhe të hartojnë një draft final që t’jua paraqesin ndërkombëtarëve.

Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rudina Hajdari ka insistuar në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke u bazuar te sistemi danëz i propozuar ditë më parë dhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Gjithashtu, Hajdari ka kërkuar që të happen dhe listat, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin vetë cilin kandidatë do të votojnë.

Mirëpo, pavarësisht debateve mes palëve, si Gjiknuri i PS dhe Bylykbashi i PD nuk i kanë pranuar këto kërkesa të Hajdarit dhe janë shprehur se këto propozime mund të diskutohen në një kohë të dytë.

Vetë PD insiston në kërkesën e saj për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje dhe për të shtrirë identifikimin biometrik të zgjedhësve në gjithë vendin. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga PS, e cila i qëndron propozimit të ODIHR se aplikimi i teknologjisë duhet të jetë gradual.

Nuk dihet se për çfarë kanë rënë dakord palët dhe nëse do të mblidhen sërish nesër për përmbylljen dhe finalizimin e drftit për Zgjedhoren. Pritet që vetë përfaqësuesit e partive në Këshillin Politik të dalin në deklaratë për mediat nga Pallati i Kongreseve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096781253814697
array(1) { ["section"]=> string(84) "4-ore-diskutime-perfundon-mbledhja-e-keshillit-politik-per-reformen-zgjedhore-208452" }