Katër persona të cilët po lundronin me një skaf pranë plazhit të Pasqyrave në Sarandë, kanë rrezikuar të mbyten por janë shpëtuar nga Roja Bregdetare.
Ata ishin duke shëtitur me varkë kë kohën që deti është trazuar dhe kanë nisur dallgë të mëdha. Si rrjedhojë ata janë bllokuar në plazhin e Pasqyrave duke rrezikuar të mbyten. Në skaf ishin Elket Duka,, Ridvan Memika si dhe Andromaqi dhe Virgjina Duka, ata janë shpëtuar pas rreth 40 minutash dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.