“4 stinët”, zbulohet një tjetër rast dhune në kopshtin e “tmerrit” në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 05-06-2017 “4 stinët”, zbulohet një tjetër rast dhune në kopshtin e “tmerrit” në Tiranë

Zbulohet një tjetër rast dhune në kopshtin “4 stinët” në Tiranë.

Ky kopësht u bë publik sot nga policia e Tiranës, pas denoncimit të disa prindërve se edukatorja e këtij biznesi Denida Rexhepi ka dhunuar fizikisht duke i shkulur flokët në mënyrë makabre një fëmije vetëm 20 muajsh. Rasti u zbulua nga kamerat e sigurisë të vendosura në kopshtin privat prej dyshimeve të prindërve.

Ndërkohë, ky skandal duket se po thellohet edhe më shumë. News 24 sqaron se një tjetër rast dhune është shënuar në muajin janar të këtij viti ndaj një fëmije 4 vjeç. Një prind me dyshime të forta se fëmija i saj dhunohet e ka larguar pasi nuk ka patur prova për ta denoncuar. Mësohet se nëna ka kërkuar pamjet e kamerave por stafi e ka përcjellë duke i thënë se janë parë dhe nuk është konstatuar dhunë ndaj fëmijës.

Edukatorja Denida Rexhepi është arrestuar menjëherë në polici gjatë ditës së djeshme dhe kanë nisur hetimet e mëtejshme lidhur me këtë skandal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni “Lorik Cana” nisin projektin për ndërtimin e infrastrukturës sportive në kopshtet publike
Stojanovic- Çako nënshkruajnë Protokollin e Marrëveshjes “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2017” mes dy Policive »
Article Logic
Execution time: 0.011681079864502
array(1) { ["section"]=> string(77) "4-stinet-zbulohet-nje-tjeter-rast-dhune-ne-kopshtin-e-tmerrit-ne-tirane-81285" }