4 të rinjtë kërcënojnë pronarin e lokalit në Durrës dhe i thyejnë xhamat, tentojnë të largohen por arrestohen nga Policia

Publikuar tek: aktualitet, më 09:12 19-01-2021 4 të rinjtë kërcënojnë pronarin e lokalit në Durrës dhe i thyejnë xhamat, tentojnë të largohen por arrestohen nga Policia Foto ilustruese

4 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kanë kërcënuar dhe i kanë thyër xhamat e lokalit, një pronari në Durrës. 2 prej të rinjve janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Shkatërrim prone", shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Kanosja".

Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore", shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari i Kosovës arrestohet në Morinë, drejtësia në Austri e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar
Ilir Meta publikon FOTON nga Vlora, sfidon gazetarët e Tiranës: Këta janë në shërbim të së vërtetës, shembull për ‘profesionistët’ e kryeqytetit »
Article Logic
Execution time: 0.0090720653533936
array(1) { ["section"]=> string(127) "4-te-rinjte-kercenojne-pronarin-e-lokalit-ne-durres-dhe-i-thyejne-xhamat-tentojne-te-largohen-por-arrestohen-nga-policia-235541" }