4 të vdekur me Covid në Kosovë, mediet: Shkak mosfunksionimi i oksigjenit. Klinika Infektive e rrethuar me policë

Publikuar tek: rajon, më 13:57 05-07-2020 4 të vdekur me Covid në Kosovë, mediet: Shkak mosfunksionimi i oksigjenit. Klinika Infektive e rrethuar me policë foto nga klinika infektive

Që nga mesnata edhe katër persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës. 

Sipas medieve vendase shkak për vdekjet ka qenë mosfunksionimi i oksigjenit.

Ndërkaq Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është rrethuar nga të gjitha anët nga efektivë të policisë.

Gjithashtu një zonë është mbyllur me shirita të Policisë së Kosovës dhe është ndaluar kalimi te Klinika Infektive brenda QKUK-së.

Deri më tani ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e para të mëngjesit.

p3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010157108306885
array(1) { ["section"]=> string(117) "4-te-vdekur-me-covid-ne-kosove-mediet-shkak-mosfunksionimi-i-oksigjenit-klinika-infektive-e-rrethuar-me-police-212898" }