4 marinsa të vrarë nga të shtënat me armë në një qendër rekrutimi në SHBA, vrasësi dyshohet për lidhje me ISIS

Publikuar tek: bota, më 21:15 16-07-2015 4 marinsa të vrarë nga të shtënat me armë në një qendër rekrutimi në SHBA, vrasësi dyshohet për lidhje me ISIS

Katër ushtarë të Marinës amerikane kanë humbur jetën dhe një officer ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në një qendër rekrutimi ushtarësh në Tenesi të Shteteve të Bashkaura.

Të shtënat me armë që kanë tronditur komunitetin e banorëve pranë qendrës ushtarake janë dëgjuar mëngjesin e sotëm ndërsa vendngjarja është blinduar nga forca të shumta sigurie.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, personi që ka hapur zjarr është vrarë nga forcat speciale.

Ai është identifikuar si 24 vjeçari Muhammad Youssef Abdulazeez. Ai ishte një shtetas amerikan me origjinë nga Kuvaiti. Vetëm pak sekonda para se Muhammad Youssef Abdulazeez të kryente vrasjet, një llogari në Twitter ka postuar një mesazh të ISIS me tekstin "Qenër amerikanë, së shpejti do të shihni mrekullira". Motivi i vrasjeve mbetet ende i paqartë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025605916976929
array(1) { ["section"]=> string(117) "4-ushtarake-te-vrare-nga-te-shtenat-me-arme-ne-nje-qender-rekrutimi-ne-shba-vrasesi-dyshohet-per-lidhje-me-isis-16361" }