Situata vijon të jetë shqetësuese në Greqi sa i përket pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar kështu numrin e viktimave në total në 266.
Gjatë ditës së fundit janë shënuar 183 raste të reja, 10 prej të cilëve janë identifikuar në pikat kufitare.
36 pacientë po trajtohen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 10 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.
Kujtojmë që deri më tani në vendin Greqi nga koronavirusi e kanë humbur jetën 266 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkaur në 10.317.