“21 janari”, Rama vendos lule në bulevard

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 21-01-2015 “21 janari”, Rama vendos lule në bulevard

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra të kabinetit si dhe nga familjarët e katër viktimave të “21 janarit”, kanë vendosur buqeta me lule në vendet ku mbetën të vrarë protestuesit. Ceremonia përkujtimore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka zgjatur pak minuta dhe më pas Rama është drejtuar për në zyrën e tij në kryeministrisë. 

Rama më pas ka shkruajtur në profilin e tij në facebook, se ka ardhur koha për një alternative të re në kërkim të drejtësisë. Për Ramën asgjë tjetër përveç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin.

“Me familjarët e 21 janarit. Koha për të lëvizur me një alternative të re kërkimi të drejtësisë.  Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!”, shkruan Rama.


 

4 vjet/ Rama pret familjarët e viktimave të “21 janarit”

 

Kanë kaluar katër vjet nga demonstrata e Partisë Socialiste në atë në kohë në opozitë, ku mbetën të vrarë përpara kryeministrisë katër protestues dhe ende sot nuk asnjë të dënuar për ngjarjen. Kryeministri Edi Rama do të presë sot familjarët e katër viktimave të cilët do të kujtojnë  të afërmit e tyre që nuk jetojnë më.

Ndërkohë që është parashikuar edhe nje ceremoni e shkurtër përkujtimore.

Demonstrata e PS-së, në 21 janarin e katër viteve më parë u zhvillua pas publikimit të një video ku shfaqej në atë kohë ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifiti, të cilët dyshoheshin se diskutonin për një aferë korruptive.

Videopërgjimi ishte xhiruar nga vetë ministri Prifiti dhe u bë publike më pas po nga vet ai pas largimit nga LSI.

Ndonëse ngjarja ku mbetën të vrarë katër persona nuk ka ende asnjë përgjegjës kjo nuk e ka penguar bashkëpunimin dy vjeçar të maxhorancës PS-LSI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çipa mbron policinë e kryeqytetit: Kemi nivel sigurie të kënaqshme
Rocca: Shqipëria dhe Kosova, pikë tranziti për terroristët »
Article Logic
Execution time: 0.011766910552979
array(1) { ["section"]=> string(58) "4-vjet-rama-pret-familjaret-e-viktimave-te-21-janarit-1072" }