‘40 mijë studentë mësim online’, Shahini mesazhe nxënësve: Vendimi i provimeve të maturës...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 25-03-2020 ‘40 mijë studentë mësim online’, Shahini mesazhe nxënësve: Vendimi i provimeve të maturës...

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një video-selfie ka dhënë informacione të rëndësishme për të gjithë nxënësit dhe studentët që tashmë prej koronavirusit po e zhvillojnë mësimin online nga shtëpia.

Shahini ka deklaruar se tashmë 40 mijë studentë po zhvillojnë mësimin online ndërsa janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në këtë plan mësimor. Ndërkaq më tej shton se është herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen.

 “Dua të nënvizoj edhe njëherë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen.

40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online. Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online. Pedagogët po punojnë jo vetëm duke përdorur email-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme” , ka thënë Shahini.

Pjesë nga mesazhi i Shahinit:

Dua të nënvizoj edhe njëherë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. Duke marrë parasysh që jemi të përkushtuar që ta mbyllim këtë vit akademik, duhet gjithsesi të planifikojmë dhe të synojmë që t’i mbajmë provimet kombëtare sivjet. Ndaj, duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë

Kemi modele pyetjesh për maturantët, kemi modele pyetjesh për klasën e nëntë të të gjitha lëndëve që mund të bien në këto provime dhe unë ftoj të gjithë nxënësit që të punojnë sa më shumë që është e mundur vetë, por edhe me mësuesit e tyre që të përgatiten për provimet kombëtare”, thotë ajo.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087630748748779
array(1) { ["section"]=> string(92) "40-mije-studente-mesim-online-shahini-mesazhe-nxenesve-vendimi-i-provimeve-te-matures-200060" }