40 minuta kokë më kokë me METËN, TOPI gjen burimin e krizës aktuale: Nis që në 21 prill 2008, ne nuk mund të japim zgjidhje

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 21-11-2019 40 minuta kokë më kokë me METËN, TOPI gjen burimin e krizës aktuale: Nis që në 21 prill 2008, ne nuk mund të japim zgjidhje Ish-presidenti i vendit Bamir Topi pas takimit me kreun e shtetit Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi thekson se kjo krizë politike dhe kushtetuese e ka burimin te ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008.

Pas mbylli takimin me presidentin Ilir Meta, i cili zgjati vetëm 40 minuta, ish-kreu i shtetit dhe ish-n/kryetari i PD-së thekson se ai dhe aktorët e tjerë jashtë institucionalë nuk mund t'i japin dot zgjidhje ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese.

Topi shton se palët duhet të demonstrojnë vullnet për të zgjidhur situatën, jo të minojnë çdo gjë.

''Respektova një ftesë të presidenti Meta për t'u takuar, për t'u konsultuar rreth krizës institucionale të GJK0-së. E dëgjova me vëmendje Metën dhe kjo bisedë u zhvillua brenda parametrave të logjikës. Duhet të keni parasysh diçka: ish-presidentët nuk janë aktorë institucionalë, ju mund të thoni se mund të japim një mendim, por mos mendoni se zgjidhja vjen nga ne. Në momentin kur të thirrem do të japë mendimet e mia. Sot jemi në nëntor 2019, do të kisha shumë të vështirë të shprehesha po të mos luftoja si në prill 2008, është pasojë e 21 prillit 2008 (ndryshimet kushtetuese), gjërat nuk ndodhin në mënyrë akute, por vijnë muaj pas muaji.
Është përplasja më e paprecedentë që ka ndodhur ndonjëherë.

Këtu fillon ngërçi më i madh, i gjithë ai pushtet që ndryshoi në favor të partive të mëdha, kush bëhet kryeministër fuqizohet. Edhe ai që ishte dje, edhe ky tjetri sot. Bëhen të plotfuqishëm bëhen omnipotentë. Në një shtet modern duhet të ketë balancë të institucioneve. Nëse presidenti është honorifik, e dini se cdo do të thotë honorifik? Unë të respektoj për postin që ke. Sot më rezulton se është bërë atavik, është bërë i parëndësishëm posti i presidentit. Si aktor i jashtëm, palët që janë në këtë përplasje duhet patjetër të gjejnë zgjidhje, nuk është çështje pushteti personal i njeriut. Duhet që të demonstrojmë që mund të japim zgjidhje, edhe parlamenti, edhe qeveria kanë patur probleme. Jo kështu, aty ku është shpresa më e madhe për të ndërtuar diçka, ne e mbyllim.

Nuk është në vullnetin e çdo individi, është e përcaktuar në kushteteutë shpërndarja e parlamentit në 3 raste: 1) kur një qeveri nuk formohet, presidentit i lind nevoja të krijojë qeveri të re, ndërsa ka dy raste të tjera të veçanta'', përfundoi Topi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008167028427124
array(1) { ["section"]=> string(127) "40-minuta-koke-me-koke-me-meten-topi-gjen-burimin-e-krizes-aktuale-nis-qe-ne-21-prill-2008-ne-nuk-mund-te-japim-zgjidhje-186725" }