Rreth 40 turistë italianë të cilët ndodheshin në një hotel te Shkëmbi i Kavajës në Durrës kanë shfaqur probleme me shëndetin si pasojë e helmimit nga ushqimi i konsumuar.
Besohet se turistët italianë janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në sarandë ndërsa pasojat i kanë ndjerë gjatë qëndrimit në një hotel në Durrës, ku edhe është njoftuar urgjenca e spitalit e cila ka dërguar 5 ambulanca në ndihmë të turistëve. Shëndeti i tyre është përmirësuar disa minuta më vonë.