40 vjet nga vdekja e Elvis Presley, flet 72-vjeçarja Priscilla: Ishte mendimtar dhe i vetmuar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:54 16-08-2017 40 vjet nga vdekja e Elvis Presley, flet 72-vjeçarja Priscilla: Ishte mendimtar dhe i vetmuar

Priscilla Presley, në një intervistë 40 vjet pas vdekjes së bashkëshortit të saj, këngëtarit të famshëm Elvis Presley, ka zbuluar disa anë të panjohura të karakterit të tij.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, ajo tha se Elvis “gjithmonë kishte djajtë e tij” dhe “ndihej tepër i vetmuar”.

wertr3w4t4t4y4y.jpg

72-vjeçarja, e cila u martua me ikonën amerikane të muzikës nga viti 1967 deri në 1973, tha se këngëtari i trazuar ishte një mendimtar dhe kërkues.

“E kam parë në momentet më të vështira të jetës së tij. Një prej tyre ishte kur humbi nënën. Ishte shkatërruese për të. Që prej asaj kohe, Elvis nisi të flasë hapur me mua, pasi nuk kishte asnjë shok, grup apo koleg që t’i besonte”, tha Priscilla.

434A189900000578-4794484-image-a-8_1502854427081.jpg

Nga martesa e Elvis dhe Priscilla erdhi në jetë vajza e tyre e vetme, Lisa Presley, sot 49 vjeçe.

efwetrwetwet3.jpg

Elvis Presley u nda nga jeta në moshën 42 vjeçare pas një ataku në zemër që dyshohet se u shkaktua nga një mbidozë droge.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016572952270508
array(1) { ["section"]=> string(97) "40-vjet-nga-vdekja-e-elvis-presley-flet-72-vjecarja-priscilla-ishte-mendimtar-dhe-i-vetmuar-89280" }