400 ton drogë të denoncuara nga Berisha, Policia: Nuk gjetëm gjë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 14-04-2017 400 ton drogë të denoncuara nga Berisha, Policia: Nuk gjetëm gjë

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se pranë Kalasë së Lezhës, në një magazinë janë fshehur plot 400 ton kanabis sativa, policia e qytetit ndërmori menjëherë aksion në vendngjarje.

Por nga kontrolli i policisë nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Njoftimi:

Policia e Lezhës në kudër të Planit të Veprimit,  vijon kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të objekteve të dyshuara se mund të përdoren për magazinim të lëndëve narkotike.

Gjatë orëve të pasdites, dhjetra forca Policie me prezencën edhe të medias kanë ushtruar kontrolle në lagjen Skënderbeg, në ish Ndërmarjen Ushqimore dhe ish Magazinat e Tregtisë.

Si rezultat i kontrollit nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miratohet një tjetër kullë 111 metra e lartë në Tiranë, ja si do duket (Foto)
Historia e dhimshme e 13 vjeçares që u përdhunua nga babai dhe 3 djem të fshatit »
Article Logic
Execution time: 0.012692928314209
array(1) { ["section"]=> string(68) "400-ton-droge-te-denoncuara-nga-berisha-policia-nuk-gjetem-gje-75216" }