400 ushtarë në mbrojtje dhe mbështetje të banorëve të Durrësit, XHAÇKA nuk kursen komplimentet: Bravo ju qoftë, jeni krenari!

Publikuar tek: aktualitet, më 12:00 01-12-2019 400 ushtarë në mbrojtje dhe mbështetje të banorëve të Durrësit, XHAÇKA nuk kursen komplimentet: Bravo ju qoftë, jeni krenari! Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka takohet me trupat ushtarake në stadiumin ''Niko Dovana'' të Durrësit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi banorët e strehuar në stadiumin ''Niko Dovana'' të qytetit të Durrësit.

Në qytetin bregdetar janë dislokuar një numër i konsiderueshëm trupash ushtarake (400), të cilët përveç evakuimit të banorëve, po bëjnë të mundur shpërndarjen e bazës materiale (ushqim, veshmbathje ilaçe) për ta. Ndërkohë, në gadishmëri maksimale po qëndrojnë dhe 2 mijë forca shtesë ushtarake.

Xhaçka vlerësoi forcat ushtarake për përkushtimin maksimal për mbështetjen e qytetarëve të frikësuar pas dëmeve të mëdha njerëzore, materiale dhe psikologjike që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

''Jo vetëm ju por edhe kolegët tuaj, ata në uniformë dhe ata pa uniformë që i janë gjendur pranë të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi e madhe kombëtare, faleminderit nga zemra gjithsecilit. Bravo ju qoftë! Jeni krenari! Dhe nuk janë vetëm fjalë sa për t’u artikuluar në të tilla raste, por po ju flas me zemër. Unë e kuptoj që sprova si kjo që kemi kaluar janë edhe mësime të nxjerra, për të përmirësuar shumë nga puna që bëjmë edhe për të fuqizuar shumë më tepër strukturat tona. Edhe ato të kërkim–shpëtimit edhe ato të cilat duhet të jenë të dedikuara për emergjencat civile. Pastaj edhe për teknikën dhe mjetet, pajisjet, aparaturat që ju duhen për ta bërë punën tuaj më mirë. Patjetër që sakrifica dhe përkushtimi e profesionalizmi juaj janë të jashtëzakonshme, por duhet t’ju mbështesim më tepër që puna juaj të jetë sa më e mirë, dhe për këtë kemi nisur që tani bashkë me partnerët, jo vetëm siç u thashë të modernizojmë kapacitetet tona me teknikë të re, por edhe të ridimensionojmë të gjithë mënyrën se si kemi organizuar Forcën tonë të Armatosur, për të pasur ekipe të specializuara, të mirëtrajnuara edhe me mjetet e duhura jo vetëm të kërkim–shpëtimit por edhe të të gjitha fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile me të cilat mund të na duhet të përballemi nga tani e tutje. Edhe një herë faleminderit, faleminderit nga zemra. Bravo ju qoftë! Shpresoj shumë që familjet tuaja ta kenë kaluar atë panikun e madh edhe për faktin që s’ju kanë pasur pranë sepse jeni detyruar që t’i shërbeni atyre që kanë pasur më shumë nevojë në këto zonat më të prekura'',u shpreh ministrja Xhaçka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024675846099854
array(1) { ["section"]=> string(128) "400-ushtare-ne-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-te-banoreve-te-durresit-xhacka-nuk-kursen-komplimentet-bravo-ju-qofte-jeni-krenari-187985" }