41 të vdekur nga cikloni në Indonezi

Publikuar tek: bota, më 16:00 06-12-2017 41 të vdekur nga cikloni në Indonezi

Të paktën 41 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e tokës të shkaktuara nga një ciklon tropikal në ishullin Java të Indonezisë, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave në vend.

”Cikloni Cempaka shkaktoi dëme të mëdha në pjesën qendrore dhe lindore të ishullit Java duke shkatërruar mijëra banesa dhe largimin e rreth 30 000 banorëve”, njoftoi një zëdhënës i agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive, Sutopo Nugroho.

“Të paktën 25 persona kanë vdekur në zonën më të prekur nga cikloni,  në provincën e Pacitanit të Javas Lindore ”, shtoi ai.

Përmbytjet dhe rrëshkitjet e tokës janë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit me shi, transmeton agjencia telegrafike shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan kërcënon ashpër Trump
Personazhi i Vitit në kopertinën e revistës 'Time', gratë që thyen heshtjen »
Article Logic
Execution time: 0.011048078536987
array(1) { ["section"]=> string(43) "41-te-vdekur-nga-cikloni-ne-indonezi-102180" }