413,535 refugjatë në Gjermani për 6 muaj, çdo sekondë një sirian hyn në vend

Publikuar tek: bota, më 18:38 02-09-2015 413,535 refugjatë në Gjermani për 6 muaj, çdo sekondë një sirian hyn në vend

413,535 refugjatë janë regjistuar në Gjermani nga fillimi i këtij viti deri në fundt të muajt gusht. Një rekord i jashtëzakonshëm ky për shtetin më të fuqishëm në Europë, i cili duket se nuk e ka të lehtë përballjen me këtë situatë.

Vetëm gjatë muajt gusht në Gjermani kanë kërkuar azil 104,460 persona, ndërsa sipas përllogaritjeve rezulton se çdo sekondë një sirian hyn në vend.

Pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë përqendruar nga landin e Bavarisë, i cili ka regjistruar rreth 140,000 kërkesa për azil. Zyrtarët parashikojnë që deri në fund të vitit në Gjermani të shënohen 800 mijë kërkesa për azil.

Berlini kërkoi sot një kontroll më të fortë të kufinjve nga shtetet e Bashkimit Europian dhe ka qenë Italia ajo që i është përgjigjur e para dhe vendosmëri pozitivisht kërkesës gjermane. Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar nga vendet europiane të marrin më shumë përgjegjësi për këtë krizë që ka goditur kontinentin.

Edhe Parisi zyrtar i ka bërë thirrje, kryesisht vendeve të lindjes anëtare të BE-së, që të pranojnë më shumë refugjatë që janë përqendruar në Itali, Greqi, Hungari, Gjermani apo Francë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016713857650757
array(1) { ["section"]=> string(81) "413-535-refugjate-ne-gjermani-per-6-muaj-cdo-sekonde-nje-sirian-hyn-ne-vend-19803" }