42 eurodeputetë i kërkuan Macron të heqë vizat për Kosovën, reagon Meta: Mëse e merituar, të ndodhë sa më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:08 07-07-2020 42 eurodeputetë i kërkuan Macron të heqë vizat për Kosovën, reagon Meta: Mëse e merituar, të ndodhë sa më parë FotoArkive: Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e 42 eurodeputetëve të cilët sot i kanë dërguar një letër Presidentit Macron dhe Kryeministrit të Holandës Rutte, ku i kërkonin heqjen e vizave për Kosovën deri në fund të 2020.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shkruan Meta.

Më herët, newsbomb.al raportoi për letrën që zv.Presidenti i PPE Andrey Kovatchev i dërgoi Macron dhe Rutte. (Lexo këtu)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096769332885742
array(1) { ["section"]=> string(114) "42-eurodeputete-i-kerkuan-macron-te-heqe-vizat-per-kosoven-reagon-meta-mese-e-merituar-te-ndodhe-sa-me-pare-213172" }