43 viktima nga TRAGJEDIA në Itali, nxirret trupi i një 31-vjeçari dhe makina me familjen e shuar

Publikuar tek: bota, më 18:24 18-08-2018 43 viktima nga TRAGJEDIA në Itali, nxirret trupi i një 31-vjeçari dhe makina me familjen e shuar

43 të vdekur është bilanci përfundimtar i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.

Mediat italiane raportojnë se është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, Mirko Vicini, 31 vjeç.  Ndërsa ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shetasi rumun 36-vjeçar Marian Rosca.

Mirko Vicini i cili u gjet sot nën rrënoja, pak para tragjedisë ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezultoi të ishte i fundit.  Ndërkohë gjatë natës u nxor nga rrënojat makina ku ishte një familje. 

"Tgcom" raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Daëna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina me trupat e pajetë u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku u shemb një pjesë e Urës Morandi. 

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012870073318481
array(1) { ["section"]=> string(102) "43-viktima-nga-tragjedia-ne-itali-nxirret-trupi-i-nje-31-vjecari-dhe-makina-me-familjen-e-shuar-131509" }