43 vjeçari dehet në lokal dhe zihet me dy sarandiotët, përfundon i plagosur në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 21:02 26-05-2020 43 vjeçari dehet në lokal dhe zihet me dy sarandiotët, përfundon i plagosur në spital Foto ilustruese

Një 43 vjeçar nga Fieri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një sherri që ka bërë me dy persona të tjerë.

Blutë e Sarandës njoftojnë se, 43 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, nën efektin e pijeve alkoolike është konfliktuar me dy persona të tjerë në lagjen nr.1 të qytetit, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me thikë dhe e ka plagosur.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe identifikimin e dy personave që u konfliktuan me 43 vjeçarin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094540119171143
array(1) { ["section"]=> string(91) "43-vjecari-dehet-ne-lokal-dh-ezihet-me-dy-sarandiotet-perfundon-i-plagosur-ne-spital-207925" }