44 kile kokainë, 2 pistoleta e 150 mijë euro, arrestohet trafikanti shqiptar (DETAJE/ VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:25 05-04-2017

Mëngjesin e djeshëm në Romë u bë kapja ne flagrancë nga policia e Romës  i një shtetasi shqiptar, 45 vjeç me inicalet D.L ,me 44 kg kokainë e cila ndodhej brenda në makinë në zonat e modifikuara të makinës për fshehjen e drogës.

Agjentët e policisë pas një informacioni që kishin marrë, se ky shtetas po transportonte drogë, u vunë në ndjekje të tij dhe sapo e panë duke dalë nga shtëpia për  të hyrë në makinë në zonën Guidonia Montecelio, nderhynë për një kontroll të makinës.

45 vjeçari sapo i ka parë agjentët e policisë ka tentuar të arratiset por pa sukses.

Pas kontrollit të ushtruar në makinë iu gjet dhe kokaina e cila ishte e ndarë në 44 pako me nga 1 kg secila. Gjithashtu u gjetën dy pistoleta, dhe me njërën mendohet që është bërë një grabitje, shumë fishekë, 150 mije euro si dhe mjete për të presuar kokainën.

Agjentët e Policisë para se ta shoqëronin ne komisariat dyshuan se mund të kishte drogë dhe në makinën tjetër  që dispononte 45 vjeçari shqiptardhe intuita e tyre nuk gaboi.

Ata  gjetën pako të tjera droge të paketuara në  të njëjtën mënyrë sikurse iu gjetën brenda makinës. D.L  ishte dënuar më pare për vepra penale të ngjashme. Specialistët e laboratorit thanë se kokaina ishte shumë e pastër dhe e nje cilësie të lartë dhe se nëqoftëse do të dilte ne treg do të sillte miliona euro fitime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi kimik në Siri, Rusia bën përgjegjës rebelët për masakrën
Risia e YouTube: Tani edhe me kanalet televizive “Live” »
Article Logic
Execution time: 0.011595964431763
array(1) { ["section"]=> string(93) "44-kile-kokaine-2-pistoleta-e-150-mije-euro-arrestohet-trafikanti-shqiptar-detaje-video-74200" }