45 kg kanabis në serbatorin e makinës, 2 të arrestuar në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:04 29-01-2017 45 kg kanabis në serbatorin e makinës, 2 të arrestuar në Sarandë

Dy persona janë arrestuar në Qafë-Botë pasi u kapën me një sasi prej 45 kilogramë kanabis sativa në tentativë për ta trafikuar. Droga ishte fshehur në serbatorin e makinës dhe ishte ndarë në 39 pako. Mësohet se janë arrestuar: Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë dhe Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë.

“Më datë 29.01.2017, rreth orës 08:30, në Pikën Kufitarë të Kalimit Qafë -Bot Sarandë, u konstatua një automjet me qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, në të cilin u dyshua se po transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare në automjetin tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, me drejtues dhe në pronësi të shtetasit Miri Hamata dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg (kilogram), e dyshuar si kanabis sativa”, njofton policia.

Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e serbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posaçërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Romë, Milano e Vjenë – Udhëtimet brenda janarit të kreut të AMA
Parashikimi i motit, ja si do të variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme »
Article Logic
Execution time: 0.010162115097046
array(1) { ["section"]=> string(69) "45-kg-kanabis-ne-serbatorin-e-makines-2-te-arrestuar-ne-sarande-67058" }