45-vjetori i Bashës, zëdhënësja e PD uron publikisht kryedemokratin: Sot feston në mes të një beteje...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:26 12-06-2019 45-vjetori i Bashës, zëdhënësja e PD uron publikisht kryedemokratin: Sot feston në mes të një beteje...

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka uruar kryedemokratin Lulzim Basha me rastin e 45 vjetorit të lindjes.

'Gëzuar 45 vjetorin Lulzim Basha! Të uroj nga zemra lumturi, suksese dhe fitore.

Sot feston në mes të një beteje në emër të shqiptarëve, në emër të një kauze të madhe jo vetëm për brezat e sotëm por edhe të së ardhmes. Jam me fat që jam pjesë e ekipit tuaj, për të luftuar për një Shqipëri si Europa.

Lidershipi i vërtetë ka dy përbërës: Sakrificën dhe mbrojtjen e së drejtës deri në fund. Mishërimi i tyre është te figura juaj sot, Shqiptarët ju besojnë për të ardhmen e tyre', shkruan Zhupa teksa ka publikuar disa foto me Bashën.

Kujtojmë se ditëlindja e Bashës është në të njëjtën ditë me 28 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069918632507324
array(1) { ["section"]=> string(105) "45-vjetori-i-bashes-zedhenesja-e-pd-uron-publikisht-kryedemokratin-sot-feston-ne-mes-te-nje-beteje-167950" }