456 kg drogë nga Shqipëria në Itali, shkojnë në apel 3 shqiptarë dhe 7 italianë, kërkohen 59 vite burg (EMRAT-DËNIMET)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:06 16-09-2019 456 kg drogë nga Shqipëria në Itali, shkojnë në apel 3 shqiptarë dhe 7 italianë, kërkohen 59 vite burg (EMRAT-DËNIMET) Sasia e drogës e kapur në Brindisi

Gjykata e Apelit e Leçes po mban seancën për shqyrtimin e dënimeve të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë Administrative për dënimin e 10 personave për trafikun e 456 kg drogë nga Shqipëria në Brindisi para dy vitesh.

Pjesë të ndaluarëve janë dhe 3 shqiptarë. Shefik Musho, 34 vjeç, Leonard Bufi, 36 vjeç dhe Emilian Bufi 31 vjeç akuzohen për pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale dhe organizim rrjeti të trafikut të drogës. Konkretisht, Prokuroria kërkon që ata të dënohen respektivisht me nga 7 vjet (Shefik Musho) dhe 2 vite e 10 muaj për Leonard dhe Emilian Bufin.

Në vitin 2017, policia e Brindisit konfiskoi 70 kg drogë të llojit kanabis dhe një automatik me 119 fishekë duke arrestuar 9 persona. Në 2016, Luca Sabetta u arrestua për transportin dhe organizimin e 386 kg marijuanë.

Lista e plotë e 7 të arrestuarëve të tjerë italianë bashkë me dënimet e kërkuara paraqitet si më poshtë:

Gianfranco Contestabile, 50 vjeç, 14 vite burg

Rosario Fioretti, 71 vjeç, 8 vite burg

Luca Sabetta, 39 vjeç, 8 vite burg

Andrea Esposito, 54 vjeç, 8 vite burg

Attilio Di Bello, 58 vjeç, 2 vite e 10 muaj burg

Giuseppe De Simone, 59 vjeç, 2 vite e 8 muaj burg

Damiano Libardo 2 vite e 8 muaj burg

Dënimi total për 10 të arrestuarit shkon në 58 vite e 10 muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040287971496582
array(1) { ["section"]=> string(121) "456-kg-droge-nga-shqiperia-ne-itali-shkojne-ne-apel-3-shqiptare-dhe-7-italiane-kerkohen-59-vite-burg-emrat-denimet-178661" }