Rreth 46 mijë maturantë do t’i nështrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. Maturantët do të tesohen mbi njohuritë e gjuhës së huaj me detyrim. Provimi fillon në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Maturantët duhet të paraqiten në sallat e përcaktuara ku do të zhvillohet porovimi me kartën e tyre të identitetit, përndryshe përjashtohen.
Përgjigjiet do të dalin pas dy javësh, dhe maturanti duhet të marrë mbi 20% të pikëve që të quhet kalues.
Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Postën Shqiptare, njoftojnë se kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe transportin e materialeve.