5.221 persona merren në pyetje në lidhje me sulmin terrorist

Publikuar tek: bota, më 18:25 29-03-2016 5.221 persona merren në pyetje në lidhje me sulmin terrorist

Autoritetet pakistaneze në rajonin e Penxhabit kanë marrë nën hetim, duke i marrë në pyetje 5,221 militantë të dyshuar, pas sulmit të tmerrshëm me bombë në Lahore, ku 70 persona u vranë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Ministri i Drejtësisë së Penxhabit, Rana Sanaullah deklaroi sot se, për shkak të hetimit të sulmit, të dielën janë marrë në pyetje 5,221 persona, ndërsa 216 janë mbajtur më gjatë në bisedë, raporton AA.

Sulmi ndodhi më 27 mars, nga persona të panjohur deri më tani, duke u aktivizuar një bombë në parkun Gulshan-e-Iqbal në kryeqytetin e Penxhabit, Lahore. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Jamaat-ul-Ahrar, një grup i lidhur me talebanët e Pakistanit, duke theksuar se qëllimi i sulmit ishte kremtimi i Pashkëve, që u festuan të dielën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zvicerianët në protestë, kundërshtojnë dëbimin e shqiptarit, u ka hyrë në zemër me pulat e pjekura
"Kemi kapur një pjesëtar të ISIS. Ta ekzekutojmë apo ta lëmë të jetojë?", ja llogaria në Instagram »
Article Logic
Execution time: 0.013790130615234
array(1) { ["section"]=> string(66) "5-221-persona-merren-ne-pyetje-ne-lidhje-me-sulmin-terrorist-36334" }