5 automjete vijnë nga Gjermania për Policinë e Shtetit: Kjo është vlera e tyre në euro

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 16-01-2017 5 automjete vijnë nga Gjermania për Policinë e Shtetit: Kjo është vlera e tyre në euro

U zhvillua sot një ceremoni në kuadër të dhurimit të 5 automjeteve nga Ambasada Gjermane për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin, me një vlerë prej rreth 80.000 euro.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ambasadorja Gjermane në Shqipëri Susanne SCHÜTZ, Oficeri Ndërlidhës Gjerman në Shqipëri, Christian WEIß, Asistente e Oficerit ndërlidhës Gjerman në Shqipëri, Hrisa XHAÇKA, Drejtor i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin, Drejtues i Lartë Genc MEREPEZA dhe përfaqësues të tjerë të Lartë të Policisë Shqiptare.

Në fjalën e rastit Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Çako shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që autoritetet Gjermane i kanë dhënë Policisë së Shtetit, si dhe theksoi intesifikimin e bashkëpunimit mes Policive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe menaxhimit të kufijve.

“Më lejoni t'ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që i keni dhënë Policisë së Shtetit, në emër të organizatës por edhe të Ministrit të Punëve të Brendshme. E konsiderojmë shumë të rëndësishme këtë ndihmë, është një vlerë e shtuar për të investiguar në vazhdimësi punën tonë për menaxhimin e kufirit sidomos. Konstatohet me shumë kënaqësi që bashkëpunimi ynë po intesifikohet edhe në aspektin e luftës kundër krimit të organizuar, trajnimet dhe mbështetjet e vazhdueshme por edhe për kufirin e migracionin. Sigurojmë se është në prioritetet tona lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme por edhe në menaxhimin e kufijve për ti bërë ato më të sigurta në të gjithë Bashkimin Europian”.

Ambasadorja Gjermane SCHÜTZ, theksoi se kjo mbështetje është një rezultat shumë i mirë i bashkëpunimit shumëvjeçar të dy autoriteteve përkatëse dhe u shpreh mjaft pozitive për kontributin e dhënë për sigurimin e kufijve e cila është jo vetëm në interesin Gjerman por edhe në interesin e përbashkët Europian.

“Edhe ne gëzohemi shumë që patëm mundësi të japim këtë kontributin tonë për sigurimin e kufijve dhe intesifikimin e marrëdhënieve tona e cila është jo vetëm në interesin Gjerman por edhe në interesin tonë Europian. Dhe është një rezultat shumë i mirë i bashkëpunimit shumëvjeçar që bën WEIß që është Kryekomisari i Policisë Federale Gjermane në Policinë Kufitare të Shtetit . Ky është rezultat i pritshëm i punës disa vjeçare prandaj duam t'ju falenderojmë të gjithëve”.

mak1.jpg

mak2.jpg

mak3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U largua me të dashurin 18 vjeçar, nëna e tre fëmijëve tregon dhunën nga ish-bashkëshorti: Pinte gjithë ditën hashash dhe më qëlloi me thikë
Gjendet i vdekur në rrugë një burrë: Këto janë informacionet e para »
Article Logic
Execution time: 0.011336088180542
array(1) { ["section"]=> string(91) "5-automjete-vijne-nga-gjermania-per-policine-e-shtetit-kjo-eshte-vlera-e-tyre-ne-euro-65667" }