5 ditë i infektuar me koronavirus, përkeqësohet gjendja e mjekut anestezist, po trajtohet me oksigjen tek 'Shefqet Ndroqi'

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 01-08-2020 5 ditë i infektuar me koronavirus, përkeqësohet gjendja e mjekut anestezist, po trajtohet me oksigjen tek 'Shefqet Ndroqi'

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e mjekut Alban Hatibi, i cili prej 5 ditësh është infektuar me Covid-19.

Burime për median bëjnë me dije se mjeku është shtruar tek COVID 2, dhe se po trajtohet me oksigjen.

Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe rezultoi pozitiv me koronavirusi 5 ditë më parë.

Kujtojmë që vendi ynë prej ditësh ka shfaqur një numër të lartë viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 4 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa u shënuan edhe 120 raste të reja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094368457794189
array(1) { ["section"]=> string(125) "5-dite-i-infektuar-me-koronavirus-perkeqesohet-gjendja-e-mjekut-anestezist-po-trajtohet-me-oksigjen-tek-shefqet-ndroqi-215745" }