5 ditë protesta të dhunshme, presidenti i Katalonias kërkon takim me kryeministrin spanjoll: Duhet zgjidhje politike (GJYSËM MILIONI NË BARCELONË)

Publikuar tek: bota, më 15:29 19-10-2019 5 ditë protesta të dhunshme, presidenti i Katalonias kërkon takim me kryeministrin spanjoll: Duhet zgjidhje politike (GJYSËM MILIONI NË BARCELONË) Protestat e dhunshme në Katalonia për shpalljen e pavarësisë së rajonit nga Spanja

Presidenti i Katalonias Quim Torra ka kërkuar bisedime me qeverinë spanjolle pas natës së pestë te protestave të dhunshme në rrugët e Barcelonës dhe në zona të tjera të rajonit, si pasojë e zemërimit të turmave për burgosjen e liderëve separatistë katalanas, raporton ‘’CNN’’.

Më shumë se gjysmë milioni protestues pro-pavarësisë janë mbledhur që të premten në kryeqytetin katalan, thotë policia lokale, për një marshim paqësor në qendër të qytetit.

Por, degjeneruan në dhunë dhe në darkë ka pasur zjarre gjithandej ku 64 persona janë ndaluar nga policia ndërsa 89 janë të lënduar, sipas një zëdhënësi të ministrisë së Brendshme.

Që kur kanë filluar protestat të hënën, më shumë se 300 persona janë ndaluar,  tha për ‘’CNN’’ një zëdhënës ndërkohë që 200 policë janë lënduar dhe 171 makina janë dëmtuar.

Gjatë një konference për shtyp të shtunën, Torra i kërkoi kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez që të vendosë një orë dhe një datë për negociatat.

“Është përgjegjësia dhe obligimi I tyre. Eshtë më urgjente se ndonjëherë tjetër. Ne kërkojmë një zgjidhje politike për konfliktin”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022387981414795
array(1) { ["section"]=> string(149) "5-dite-protesta-te-dhunshme-presidenti-i-katalonias-kerkon-takim-me-kryeministrin-spanjoll-duhet-zgjidhje-politike-gjysem-milioni-ne-barcelone-182706" }